Stili i jetës ka ndryshuar, ritmi i përditshmërisë sonë nuk është i njëjtë, ndaj çdokush ka nevojë për pajisje shtëpiake që na e bëjnë jetën më të lehtë. Kuzhina mund të jetë vendi i preferuar i shumë prej nesh, por përgatitja e vakteve të përditshme, mungesa e frymëzimit, përsëritja e recetave, pajisjet që nuk u përgjigjen gjithmonë nevojave tona, janë arsyet që mund të shndërrojnë shpejt këtë vend, në hapësirën më pak të preferuar në shtëpi. E nëse për receta të reja keni jo pak faqe në rrjetet sociale e libra gatimi, për sa i përket pajisjeve ne kemi zgjidhjen. Gjiganti i elektroshtëpiakeve e jo vetëm, SAMSUNG, në çdo pajisje që krijon për përdoruesit, duket se i paraprin çdo shqetësimi apo çdo problemi, që mund të shfaqet. Të bësh pjesë “Bespoke" në jetën tuaj, do të thotë të optimizosh pajisjet në mënyra që të thjeshtojnë dhe fuqizojnë rutinën tënde. Duke forcuar lidhjen me të gjithë linjën dhe duke zgjeruar AI në më shumë kategori produktesh, Samsung po hap rrugën për një epokë të re të shtëpive të hiper-konektuara. Por le të shohim më poshtë disa nga pajisjet që do jua bëjnë më të lehtë jo vetëm përditshmërinë tuaj, por edhe rutinën e mirëmbajtjes së shtëpisë.
Një furrë që vetëpastrohet
Përveç recetave që do të lëpini gishtat dhe do të nderoheni tek miqtë, një nga opsionet e furrave të zgjuara Samsung, që ju do të pëlqeni pa më të voglin dyshim është vetëpastrimi. Linja katalitike në pjesën e pasme të brendësisë së furrës thith yndyrën nga spërkatjet dhe pikimet gjatë gatimit. Kështu që pastrohet vetë pa ndonjë mundim ose produkt pastrimi të kushtueshëm. Një sistem pastrimi pirolitik* ngroh brendësinë e furrës në mënyrë që të djegë çdo yndyrë dhe mbetje të mbetur nga gatimi. Çdo vend mbetet plotësisht i pastër, me vetëm pak hi për t'u fshirë.
Një frigorifer që ruan në mënyrë të përsosur çdo ushqim, mirëmbajtja e të cilit nuk ju mundon
Me Bespoke, të gjithë të pasionuarit pas kuzhinës, jo vetëm do të rigjejnë pasionin për kuzhinën, por do të mësojnë dhe truket sesi të ruajnë vaktet e tyre falë frigoriferëve Samsung Bespoke. Falë sistemit All Around Cooling që ftoh çdo ndarje në mënyrë të njëtrajtshme. Ai kontrollon vazhdimisht temperaturën dhe qarkullon ajrin e ftohtë përmes vrimave të ajrimit të vendosura në vende strategjike. Kështu që ushqimi mbahet në temperaturën optimale dhe qëndron më i freskët për më gjatë. Për më tepër, teknologjia No Frost përmirëson qarkullimin e ajrit për të ruajtur një temperaturë konstante e cila parandalon akumulimin e akullit. Pra nuk do ju duhet që çdo muaj ta hiqni nga priza për të shkrirë ngrirësin etj.
-
Maya, intervistë ekskluzive sot në kanalin e YouTube të “Bordo”!
29 Prill, 11:47
Larja e rrobave nuk ka qenë kurrë më parë kaq inteligjente
Larja e rrobave, tharja e tyre mund të jetë stres më vete, kur kemi fëmijë të vegjel, apo jemi në punë që çdo ditë na kërkohet të jemi të veshur me këmisha apo veshje zyrtare. Të gjitha këto sfida do kalohen me sukses nga lavatriçet dhe tharëset e kombinuara Samsung. Lavatriçja e re Bespoke AI™ e Samsung ofron larje efektive dhe inteligjente me teknologjinë Ecobubble™ e cila mundëson larje në temperatura të ulëta e pastrim të plotë, ndërsa zgjidhja AI llogarit dhe përdor në mënyrë inteligjente sasinë e duhur të ujit dhe detergjentit për të mbrojtur rrobat dhe planetin. Kapaciteti deri në 11 kg në një kabinet standard prej 600 mm do ju lejojë të lani më shumë rroba. Një bashkëpunëtor i mirë i lavatriçes është gjithashtu tharësja
Samsung që eliminon të gjitha papastërtitë dhe bakteret. Cikli i higjienizimit me pastrimin me avull përmirëson cilësinë e pastrimit të rrobave dhe eleminon 99.9% të baktereve dhe alergjentëve.
Pastrimi i shtëpisë me themel falë fshesës me korrent Bespoke Jet AI
Ndonjëherë procesi i të pastruarit shtëpinë cep më cep është i lodhshëm dhe i komplikuar, por falë fshesës me korrent BESPOKE Jet, gjithçka është më e lehtë. BESPOKE Jet™ ka fituar Çmime inovacioni në CES për novacionet e saj, duke përfshirë një sistem automatik për zbrazjen e pluhurit të integruar me stacionin e saj të baterisë të quajtur All-in-one Clean Station™. All-in-one Clean Station™ përdor teknologjinë "Air Pulse", e cila gjeneron një lëvizje si rrahje zemre për të shkundur pluhurin me ajër pulsues, ndërkohë që karikon baterinë. Gjithashtu, kjo pajisje kap 99,999% të pluhurit të imët dhe një qese pluhuri antibakteriale parandalon 99,9% të rritjes bakteriale. Fshesa me korent Samsung Bespoke Jet™ pastron lehtësisht dhe plotësisht llojet e ndryshme të dyshemeve. Fshesa me vakuum e karikueshme pa kordon, vjen me një shumëllojshmëri furçash dhe kokash dhe është sa e fuqishme edhe me stil. Dizajni me peshë të lehtë, ua bën më të lehtë menaxhimin e pajisjes dhe pastrimin e shtëpisë.






Ju bien flokët: 8 arsye i gjeni këtu!


Sot, Dita Ndërkombëtare e Tokës!



Keni përqendrim të ulët? Ushqimet që ju duhen!

Ndryshimet klimatike rrisin goditjet në tru!


Nga Eda Bano: Relaks në Merano

Philipp Plein: Gjithçka që shkëlqen




Fakte/ 100 vjet Hugo Boss!
