KreuStil Jetese

Fakte/ 100 vjet Hugo Boss!

Fakte/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më parë, në një fshat periferik të Shtutgartit. Kjo markë mbetet ende edhe sot e diskutuar, që nga themelimi i saj, për mënyrën sesi lavdia dhe suksesi i saj u zbeh në momente të caktuara historike, por sërish fuqia dhe rigoroziteti gjerman, ka arritur ta mbajë në këmbë edhe në këtë jubile të 100-vjetorit.

Fakte/ 100 vjet Hugo Boss!

Fillimi

Hugo Boss ishte fillimisht një rrobaqepës, i cili e nisi karrierën e tij në një fshat në jug të Shtutgartit në vitin 1924. Biznesi nisi me kostume tekstili për punëtorët e industrisë, derisa në vitet 1930, ai e shndërroi punishten e tij në një fabrikë masive, e fokusuar te veshjet për burra, që dallonin për stilin tejet rigoroz

Epoka e errët

Momenti i kthesës për Boss ishte bashkëpunimi me nazistët. Ai krijoi uniformat e Partisë Naziste dhe më pas veshjet për ushtrinë e Hitlerit, moment i cili njollosi karrierën e tij. Pas luftës, atij ju hoq e drejta e votës, si mik i nazistëve, ndërsa shtëpia e modës kërkoi falje publike dhe biznesi i kaloi dhëndrit të tij.

Fakte/ 100 vjet Hugo Boss!

Kostumet për meshkuj

Porositë e para për kostume për meshkuj për Boss nisën në vitin 1950, por vetëm 10 vite studimi, kompania arriti të prodhonte modelet e para të unifikuara, duke krijuar stilin e lartë të modës për burra: kostumet dallonin për ngjyrat e tokës, prerjet e sakta dhe punimet e imta në mënyrë artizanale.

Syzet e diellit

Vetëm në vitin 1989, kompania zgjeroi gamën e produkteve të saj, duke marrë zyrtarisht licencën për të krijuar linjën e parë të syzeve të diellit. Që në fillim, ato dalluan për dizajnet e tyre shumë inovative, por duke ruajtur elegancën klasike, më së shumti duke u fokusuar te koleksionet dedikuar vetëm burrave.

Fakte/ 100 vjet Hugo Boss!

Dedikuar të rinjve

Linja e këpucëve i dhuroi një tjetër dimension, pamjes së stilit të krijuar nga Hugo Boss. Pas modeleve të para të këpucëve klasike, ata rifreskuan markën dhe u fokusuan më shumë te të rinjtë. Në vitin 2004, nisi prodhimi i këpucëve dhe atleteve sportive të lëkurës, duke i dhënë një frymëmarrje aktivitetit financiar.

Fakte/ 100 vjet Hugo Boss!

Jo vetëm për burra

Edhe pse në fillim u kornizua si një markë vetëm për burra, sot Hugo Boss ka një gamë të gjerë produktesh për femra, meshkuj dhe fëmijë, me veshje dhe aksesorë, shitja e të cilave ka arritur rekorde dhe dyqane kudo në botë, por fushata me Chris Hemsworth konsiderohet një ndër më të suksesshmet. .

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF