Nga 9 prilli deri në 11 prill, Hëna është në Dem dhe për këto tre shenja të horoskopit, ka ndryshime ( për mirë).
Luani
Flirtimi është elementi juaj dhe gjatë kësaj kohe ju do t’i tregoni partnerit tuaj anën tuaj lozonjare, përtej asaj serioze. Do të keni mundësinë të relaksoheni dhe ta shijoni më shumë marrëdhënien në të cilën gjendeni. Tani e kuptoni se çfarëdo që të ndodhë do të keni vendin ku ndiheni të sigurtë, në shtëpinë tuaj.
Bricjapi
Keni bërë të gjitha gjërat e duhura për të mbajtur gjallë marrëdhënien aktuale. Tani, me kalimin e Hënës në Dem, më në fund ndjeni se puna juaj e palodhur po jep frytet e shpresuara, dhe pavarësisht vështirësive dhe pengesave keni arritur të jeni bashkë dhe ta përballoni jetën me optimizëm. Ju e dini se si ta mbani lidhjen gjallë.
Ujori
Kjo javë është një kohë e përshtatshme për të bërë më të mirën duke e ditur se ju dhe partneri juaj jo vetëm që keni kaluar një moment të mirë, por po kaloni më mirë nga sa keni pritur ndonjëherë. Prej një kohe të gjatë ju jeni kapur pas mendimit se dashuria nuk është aq e rëndësishme sa keni arritur të besoni se ajo nuk ka asnjë rol në jetën tuaj. Për herë të parë tani duket se keni dikë me të cilin të ndani këtë ndjenjë të bollshme.






Sot festohet Fitër Bajrami, ç’duhet të dini!


Sasia e nevojshme e vitaminës C!


Relaks në Merano, nga Eda Bano!





5 vendet me ekuilibrin më të mirë punë-jetë!




Vitamina D; ja në cilat ushqime duhet ta gjeni!
