Ndodhur në zemër të bllokut në kryeqytet, “Nouvelle Vague” prej 12 vitesh është kthyer në shtëpinë e orëve të relaksit dhe humorit të mirë, për këdo që është i mezipritur t’i arratiset rutinës mbytëse. Një koktej bar i ndërtuar dhe ideuar nga 2 vëllezër dhe prindërit e tyre, mirëpret çdo ditë të javës, qindra klientë besnikë dhe të rinj. Bari hapi dyert për herë të parë më 22 dhjetor 2012 dhe në 10 vite eksperiencë, arritja dhe kënaqësia më e madhe për drejtuesit dhe pse jo klientët e “Nouvelle”, është renditja ndër 50 baret më të mira në të gjithë botën në vitin 2023. I ideuar të krijojë vibe të mira dhe t'i bëjë njerëzit të lumtur, ajo çfarë e bën unik këtë bar, është përfshirja e pijeve shqiptare, si rakia apo vera në kokteje autentike, katër prej të cilave i gjeni vetëm në “Nouvelle Vague” dhe askund tjetër.
Recetat inovative të pijeve, kanë qëllimin për të qenë gjithmonë kreative dhe futuriste, kur bëhet fjalë për dizanjinim e koktejeve. Për të krijuar këtë menu është marrë me qira një hapësirë e re jashtë “Nouvelle”, ku është ndërtuar dhoma e përgatitjes së laboratorit, me një investim fillestar prej 25 000 eurosh.
Kjo listë pijesh synon të nxjerrë në pah traditat dhe zakonet e harruara të kuzhinës shqiptare, duke ua shërbyer vizitorëve me një qasje të shkëlqyer të pijeve. U realizua një kërkim pa sponsorizime në të gjithë Shqipërinë, me qëllim gjetjen e produkteve vendase dhe njohjen personalisht me prodhuesit e tyre, në këtë mënyrë ekipi mundi të ndërtonte një lidhje njerëzore mes tyre dhe prodhuesve, duke qenë në gjendje t'i nderonte ata me pijen e krijuar, dhe të transmetonte ndjenja dhe atmosfera përmes saj, drejtpërsëdrejti te konsumatori.
Ambienti i barit është ndërtuar në një koncept të tillë, ngjyra dhe ndriçim, që të jetë në gjendje të transmetojë atë lloj gjendje, që do t'ju japë ndjesinë e një realiteti paralel. Ishte lokali i cili për herë të parë në vitin 2018, organizoi eventin e njohur me temën ‘banakierët e ftuar’, një formë e shkëlqyer shkëmbimi eksperiencash mes baristëve nga e gjithë bota. Ky lloj eventi ishte fitimprurës, jo vetëm për profesionistët vendas të industrisë, por edhe për vizitorët. Për të parët sepse panë dhe mësuan mentalitete të reja, dhe për të dytin sepse ishin në gjendje të përjetonin kultura të ndryshme shërbimi nga qytete në mbarë botën, të shërbyera nga disa nga baret më të mira në botë, pikërisht në qytetin e tyre të banimit në barin e tyre të preferuar.
Qëllimi më ekzistencial i “Nouvelle Vague” është se që në ditën e parë kur hapi dyert, ka qenë bari që ka treguar rrugën drejt së ardhmes dhe modernizmit në mënyrën e argëtimit.

Mit apo e vërtetë: A sëmuresh nga gluteni?







Sot festohet Fitër Bajrami, ç’duhet të dini!


Sasia e nevojshme e vitaminës C!


Relaks në Merano, nga Eda Bano!





5 vendet me ekuilibrin më të mirë punë-jetë!


