Philipp Patrick Hannes Plein është një stilist gjerman, një personazh kontrovers dhe i diskutuar shpesh për stilin e tij. Por, pas 20 vitesh nga krijimi i figurës së tij publike, me pronësi tri marka: Philipp Plein, Plein Sport dhe Billionaire, ai gjithmonë ka qenë në rritje, duke krijuar një perandori me fitime kolosale me linja veshjesh, aksesorësh dhe së fundmi në sektorin e interior dizajnit.
Stilisti i qenushave
Edhe pse kishte studiuar për dizajn, stilisti e nisi karrierën si interior-dizajner, duke krijuar krevate luksoze qensh për Moet. Ky ishte edhe pikëtakimi i tij me klientët e pasur, të cilët nisën t’i kërkonin jo vetëm aksesorë për qenushat e tyre, por edhe veshje, një strategji e cila joshi qysh në fillim klientët e shtresës së pasur.
Kafkat Swarovski
Veshjet e para të Plein ishin xhaketat ushtarake, ku ranë në sy kafkat e qëndisura me kristale Swarovski. Ato u kthyen shumë shpejt në veshjet më të shitura të vitin 2006, duke tërhequr vëmendjen e personazheve VIP. Dy vjet më pas, ai krijoi koleksionin e parë, i cili spikati për sfilatat ekstravagante, ku theksohej luksi.
Filozofia
Gjithçka që shkëlqen, blihet! Me këtë filozofi, Plein krijoi veshje dhe aksesorë të dekoruar me kristale dhe materiale të çmuara që shkëlqejnë, një strategji e cila thekson luksin, e si rrjedhojë thithi klientët e kësaj kategorie. Sot, pasuria e tij arrin në plot 180 milionë dollarë dhe kjo falë strategjisë së tij të reklamimit të pasurisë.
Philipp x Snoop Dogg
Pas suksesit dhe shitjeve marramendëse të atleteve të tij kudo nëpër botë, Plein bashkëpunoi me reperin Snoop Dogg, duke krijuar Pleindogg. Përpos çmimit nga 1400 deri 5200 euro për një palë, brenda pak kohësh ato u shitën. "Ka shumë marka që bashkëpunojnë me njerëzit, vetëm për paratë. Kjo është e mrekullueshme”.
Pa limit
Plein është një figurë kontroverse, në botën e modës. Shpesh i kritikuar për stilin, ai duket se nuk shqetësohet, madje jo në pak raste ka patur polemika me kolegë, që e kanë akuzuar për riciklim të veshjeve të mëparshme. Ai shprehet se krijimtaria nuk njeh asnjë limit. Marka e tij ka një rritje të dukshme, sidomos në dy vitet e fundit.




Fakte/ 100 vjet Hugo Boss!

Efektet mbresëlënëse të kafesë kundër rrudhave!



Mënyrat e duhura për ta pirë ujin me limon!

NOUVELLE VAGUE/ Feel The Vibe!

Mit apo e vërtetë: A sëmuresh nga gluteni?







Sot festohet Fitër Bajrami, ç’duhet të dini!


Sasia e nevojshme e vitaminës C!
