Për shumë mijëvjeçarë, njerëzimi e ka matur kohën bazuar në rrotullimin e Tokës. Një ditë zgjat 24 orë, nga 60 minuta secila. Dhe çdo minutë zgjat 60 sekonda. Por djalli, siç e dimë, fshihet në detaje.
Dhe lëvizja e planetit rreth boshtit të saj nuk është aspak e qëndrueshme, në shkallën kohore gjeologjike. Kështu, me ardhjen e orëve atomike, që nga viti 1972 na është dashur të “rregullojmë” kohën duke shtuar herë pas here një sekondë të brishtë, në kohën e meridianit të Grinuiçit, për ta mbajtur atë në linjë me ditën diellore.
Sekonda e radhës e kërcimit pritej për vitin 2026. Por sipas një analize të publikuar në Nature, shkrirja e shtresave të akullit për shkak të ndryshimeve klimatike po bën që rrotullimi i Tokës të ngadalësohet në një masë të tillë, që po e shtyn atë me tre vjet, në 2029. Për herë të parë, për më tepër, do të jetë një sekondë më pak, dhe jo më shumë.
Kohëzgjatja e ditës varet nga disa faktorë, të tillë si tërheqja e Hënës në oqeanet ose rrymat në bërthamën e shkrirë të planetit. Dhe të dhënat satelitore tregojnë se që nga vitet 1990 planeti ynë është bërë më pak sferik, sepse akulli i Antarktidës dhe Grenlandës, duke u shkrirë, e ka zhvendosur masën e vet drejt ekuatorit. Është kjo rrjedhje e ujit larg boshtit që ngadalëson rrotullimin e saj.
Sigurisht, një sekondë… që nuk do të jetë kurrë. Në realitet, në një botë të bazuar në sisteme kompjuterike, për shembull për vendndodhjen gjeografike, pasaktësia në matjen e kohës mund të shkaktojë probleme serioze.
Për ekspertët, shqetësimi kryesor është se do të ketë efekt negativ dhe kodet ekzistuese nuk e marrin parasysh këtë, komenton Elizabeth Donley, nga Instituti Kombëtar i Standardeve dhe Teknologjisë në Boulder, Kolorado.
Kemi gjithë kohën për ta kuptuar, por kjo sekondë e vogël është një tjetër shenjë se sa shpejt po ndryshon planeti para syve tanë.


Keni përqendrim të ulët? Ushqimet që ju duhen!

Ndryshimet klimatike rrisin goditjet në tru!


Nga Eda Bano: Relaks në Merano

Philipp Plein: Gjithçka që shkëlqen




Fakte/ 100 vjet Hugo Boss!

Efektet mbresëlënëse të kafesë kundër rrudhave!



Mënyrat e duhura për ta pirë ujin me limon!

NOUVELLE VAGUE/ Feel The Vibe!

Mit apo e vërtetë: A sëmuresh nga gluteni?



