KreuStil Jetese

Ndryshimi i ri i WhatsApp: Përdoruesit s’do të mund të shohin më numrat!

Ndryshimi i ri i WhatsApp: Përdoruesit s’do të mund të

WhatsApp lidh përdoruesit duke përdorur numrin e tyre të telefonit ose një kod QR që përdoruesit mund ta skanonin për t’u lidhur dhe për të dërguar mesazhe me njëri-tjetrin. 


Por ky aplikacion është duke punuar për një tjetër opsion që do të rriste sigurinë e përdoruesve, por edhe do ta bënte më të lehtë gjetjen dhe lidhjen e tyre.


Ndërsa portali WAbetaInfo, i cili raporton rregullisht për opsionet e reja dhe të ardhshme në WhatsApp, po punon në zhvillimin e emrave të përdoruesve që përdoruesit do të përdornin në vend të numrave të telefonit. Më saktësisht, sipas të dhënave të disponueshme aktualisht, gjatë shkëmbimit të mesazheve, përdoruesit nuk do të mund të shohin numrat e telefonit të njëri-tjetrit.

Pasi përdoruesit të zgjedhin emrin e tyre unik të përdoruesit, ata do të jenë në gjendje ta ndajnë atë me përdoruesit e tjerë pa zbuluar informacione të tjera personale. 

Ndryshimi i ri i WhatsApp: Përdoruesit s’do të mund të

Ndërsa nuk është e qartë se kur ky opsion mund të bëhet i disponueshëm për përdoruesit, dihet se pasi të zgjidhet një emër përdoruesi, ai nuk do të jetë i përhershëm, por përdoruesit mund ta ndryshojnë atë në çdo kohë.

WhatsApp po zhvillon aftësinë për të kërkuar përdoruesit me emrin e tyre, gjë që duhet ta bëjë më të lehtë gjetjen e përdoruesve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF