Kryebashkiaku i Nju-Jorkut Eric Adams po i klasifikon mediat sociale si një "rrezik për shëndetin publik" dhe një "toksinë mjedisore, duke theksuar se brezat e rinj duhet të mbrohen nga rreziqet që që rrjetet sociale ekspozojnë.
Kështu Nju-Jork është qyteti i parë në SHBA, ndoshta edhe në botë, që merr këtë lloj iniciative, ku rrjetet sociale do të trajtohen dhe etiketohen si të gjitha rreziqet e shëndetit publik, siç janë duhani apo armët.
Sipas bashkisë së qytetit, nuk mund të vihet më në diskutim shëndeti mendor i fëmijëve, duke lejuar që kompanitë e mëdha teknologjike të bëjnë para e të monopolizojnë privatësinë e fëmijëve dhe adoleshëntëve.
Qëllimi është që të ruhet shëndeti i qytetarëve dhe mbi të gjitha që shoqëritë e mëdha të rrjeteve sociale të korrigjohen dhe të bashkëpunojnë në të mirën publike.
Në një moment të dytë do të publikohen edhe rregullat që do të duhet të aplikohen.