Çdo prind është i aftë dhe mundohet të rrisë fëmijë të lumtur, të shëndetshëm dhe me një bazë të qëndrueshme emocionale. Megjithatë, shumë prej tyre hasin vështirësi gjatë këtij rrugëtimi.
Presionet mbi prindërit dhe fëmijët janë në një moment kritik, por tashmë ka zgjidhje. Me mbi dy dekada përvojë pune direkt me prindërit, psikologia klinike e mirënjohur dhe autorja bestseller Dr. Shefali ofron zgjidhje thellësisht praktike dhe novatore për prindërimin që ndihmon çdo prind të shohë të realizuara dëshirat e tij te fëmija.
Ky udhëzues hap pas hapi thyen modelet toksike të trashëguara dhe i zëvendëson ato me lidhje autentike që na lejojnë të shohim dhe t’u përgjigjemi fëmijëve tanë se kush janë dhe kush mund të bëhen.
"Harta e prindërimit", e kompletuar me mençurinë që ndryshon paradigmën, tregimet ndriçuese të klientëve dhe praktikat e detajuara, udhëzon prindërit, në rrugën drejt fuqizimit të fëmijëve ndërsa përmirësojmë veten.
"Harta e prindërimit", botim Shtëpisë botuese "Mediaprint", kushton 1300 lekë!



Shenjat e një arresti kardiak!



Kompania “Meta” ndalon mediat shtetërore ruse!




Një udhëtim në Adelaiden vibrante!









