KreuStil Jetese

Seria e re Galaxy S24 prezantohet në Tiranë!

Seria e re Galaxy S24 prezantohet në Tiranë!

Të zhytyr në një dimension të ri galaktik, përfaqësues të medias, partnerë e personalitete të botës së ekranit e jo vetëm, ishin të parët që përjetuan nga afër përvojat unike të AI Mobile dhe zbuluan një portë të re universi falë serisë se re Galaxy S24.

Pajisjet e reja novatore u shpalosën në një event si asnjëherë më parë, në një nga vendet më unike në zemër të Tiranës. Eventi ekskluziv i konceptuar si një workshop krijimtarie, kishte si kryefjalë serinë epike Samsung S24 duke u përqëndruar në krijimet e koktejeve dhe potencialin e gjeneratësës së epokës së re AI Mobile.

Ky event u zhvillua jo vetëm për të prezantuar karakteristikat dhe risitë e smartphone-ve më të fundit Samsung, por edhe për të frymëzuar, angazhuar dhe nxjerrë në pah "artistin" e të gjithë të ftuarve. Të udhëhequra nga ekspertë të industrisë dhe artistë me përvojë, gjatë workshopit të krijimit të koktejeve të gjithë të pranishmit patën mundësinë të eksploronin potencialin e Samsung S24, teksa zbaviteshin dhe hulumtonin shije të reja koktejesh.

Seria e re Galaxy S24 prezantohet në Tiranë!

Workshopet magjepsëse të kuruara deri në detaj, ndanë të ftuarit në 4 grupe dhe ishin një përvojë gjithëpërfshirëse, që kishin në qendër artin e miksologjisë, dhe të gjithë procesin e krijimit të përmbajtjes nga editimi deri tek shpërndarja në hapësirat online. E gjitha duke u mbështetur në inteligjencën artificiale dhe në atë se çfarë Samsung S24 mund të bëjë për ju. Të ftuarve iu desh vetëm të linin të lirë imagjinatën dhe falë pajisjeve të gjeneratës së re, ata do të zbulonin jo vetëm se çfarë ishin të aftë të realizonin, por çfarë fuqie të jep në duar një pajisje si Samsung S24.

Miksologët dhe baristët ekspertë të Nouvelle Vague me një pasion të pashembullt për artin e krijimit të koktejve, udhëhoqën të gjithë të ftuarit përgjatë gjithë procesit të krijimit. Këta të fundit patën mundësinë jo vetëm të përjetonin thelbin e vërtetë të krijimtarisë, por edhe të eksploronin universin e shijeve, teknikave dhe krijimtarisë. Rezultati: kokteje me shije të një "galatike" tjetër dhe kontent vizual që të kënaqte sytë.

Seria e re Galaxy S24 prezantohet në Tiranë!

Nëse nuk ka një foto, nuk ka një histori, ndaj të gjithë të ftuarit patën mundësinë të kishin një pajisje Samsung në mënyrë që të ushtroheshin për shkepjen perfekte të koktejit, para gjatë dhe pas procesit të krijimit. Me një aparat fotografik në dorë dhe një sy të mprehtë për detaje, Merili Hafizi, fotografia profesioniste udhëhoqi të ftuarit përmes artit të shkrepjes së fotografisë perfekte dhe transformimit të saj në magji për mediat sociale. Profesionistja e fushës, nuk ngrurroi të ndante sekretet e saj me të pranishmit për të shkrepur foton më të mirë, si ta modifikonin dhe si ta personalizonin përpara se ta postonin.

Për t'u njohur me një nga karakteristikat më domethënëse të kësaj gjenerate, kërkimin inteligjent, të ftuarit patën mundësinë të njiheshin me recetën dhe përbërësit e saj, duke patur përballë tyre vetëm një foto dhe smartphone-in Galaxy S24. Falë opsionit të kërkimit të AI, të gjithë patën informacionin e duhur, pa kërkuar mes qindra mijërave faqeve në Google, por me një foto të vetme.

Nga kënaqësitë e koktejve deri te krijimet artistike, çdo kënd, dhe çdo detaj i këtij eventi ishte kuruar me profesionalizëm për argëtim maksimal dhe për të krijuar kujtime e përmbajtje vizualisht mahnitëse.

Pas eksplorimit të karakteristikave dhe pajisjeve të Galaxy S24, realizimit të koktejeve, dhe krijimit të kontentit, të ftuarit shijuan muzikën e mirë, pijet e përgatitura nga ta dhe jo vetëm.

Seria e re Galaxy S24 prezantohet në Tiranë!

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e televizorëve, telefonave inteligjentë, pajisjeve të veshura, tabletëve, pajisjeve shtëpiake, sistemeve të rrjetit dhe memories, sistemeve LSI, zgjidhjeve cast dhe LED dhe ofron një përvojë plotësisht të lidhur përmes ekosistemit të saj SmartThings dhe bashkëpunimit të hapur me partnerët. Për lajmet më të fundit, ju lutem vizitoni "Samsung Newsroom"

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF