Gazeta prestigjioze NY Times ka shkruar një përshkrim të shkurtër për filmin “Shok” që është nominuar për çmimet “Oscar”.
Filmi kosovar është nominuar në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër.
NYT e përshkruan si një film të dhimbshëm dhe të trishtë.
“Edhe më i errët e i trishtë se filmat e tjerë është filmi “Shok” nga Jamie Dounghue, i cili flet për Kosovën e vitit 1998. Ky film përmes syve të dy fëmijëve që janë miq të ngushtë, tregon historinë e dëbimit të familjeve nga Kosova nga ushtarët serb. Serbët janë sadistë, dhe monstra arrogante të cilët do i vrisnin me shumë kënaqësi ata të cilët do qëndronin”, shkruan New York Times.



















