Janë të gjitha të famshme dhe mjaft të kuruara. Por mbi të gjitha, janë një shembull për miliona gra në botë të lidhura pandashmërisht me tendencat më të fundit të modës. Revista People ka zgjedhur 11 personazhe të njohura që kanë arritur të bëjnë dallimin në estetikë, secila ikonë simbol i një kategorie. Nga personazhi me make up më IN, tek buzëkuqi, ngjyra e flokëve apo modeli më trendy, ja cilat janë femrat që kanë hyrë në klasifikimin më të shumëpritur të vitit.

















