Starton sonte në kinema “Milenium” edicioni i 10-të i Giffoni Film Festival. Drejtori Artistik i “Giffoni Film Festival” Claudio Gubitosi dhe regjisori Namik Ajazi prezantuan për mediet risitë e këtij edicioni. Një bllok prej 12 filmash janë përzgjedhur për të rinjtë nga 12 deri në 20 vjeç, por gjatë pasditeve hyrja do të jetë e lirë edhe për grupmoshat e tjera.
Regjisori Namik Ajazi u shpreh se, janë 15 djem dhe vajza, të ardhur nga Italia do t’i bashkohen jurisë së madhe, që shtrihet në pesë qytetet të Shqipërisë. “Janë rreth 3500 anëtarë të jurisë, që ne kemi përzgjedhur për të parë një bllok filmash, që do t’i prezantojmë në të pesë qytetet ku do të zhvillohet Giffoni”. Sivjet nuk do të ketë juri të mirëfilltë në ndarjen e çmimeve. “Janë disa çmime mirënjohjeje dhe çmimi special mban emrin e Atjon Zhitit. Mbrëmjes gala do t’i bashkohet grupi pop rock “Zero assoluto”, dhe dy aktorë të kinemasë italiane, Paulo Kontiçini (Paolo Conticini) dhe Xhulio Berruti (Gulio Berruti)”.









