Kurrë më përpara objektivit. Supermodelja amerikane, Cindy Crawford në një intervistë për Rhapsody ka lajmëruar se do të tërhiqet nga industria e modës. Modelja që ka nisur të sfilojë në moshën 17-vjeçare, më 20 shkurt mbush 50 vjeçe dhe me këtë rast ka vendosur të mos pozojë më.
“Është më mirë kështu, kam bërë rrugën time. Kam pozuar për fotografët më të mirë në botë. Ç’duhet të bëj tjetër. S’mund të rikrijohem”, është shprehur modelja.
Cindy Crawford ka pozuar për fushatën e fundit të Balmain së bashku me koleget e saj historike, Claudia Schiffer dhe Naomi Campbell. Por jo të gjitha modelet presin 50-vjetorin për t’u tërhequr; vitin e shkuar Gisele Bundchen lajmëroi largimin nga pasarelat në moshën 35-vjeçare.

Stil Jetese
Jay Z padit Rita Orën, kërkon 2,4 mln USD

Stil Jetese
Yjet në tapetin e kuq të SAG Awards





Stil Jetese
Syzet optike, modelet e reja të pranverës

Stil Jetese
Pasion uniseks



Stil Jetese
Viktor & Rolf pranverë-verë 2016: Wearalble Art!




Stil Jetese
“Grandville”, bizhutë e jashtëzakonshme të Dior!




Stil Jetese
Rihanna, një ikonë e modës!
