KreuStil Jetese

Happy Birthday: Rihanna bën 28 vjeç

Rihana është një nga këngëtaret Hip Hop më në zë në SHBA dhe në botë. E lançuar në vitin 2003 nga Jay Z, vajza me origjinë nga Barbados sheh shumë shpejtë karrierën e saj të rritet. Në vitin 2013, ylli shkëlqen në 190 milionë albume të shitur në të gjithë botën. Një sukses i vetëtishëm duke u klasuar nga revista Forbs në vitin 2012 si një nga femrat më me influencë në industrinë e muzikës.

Por Riri është gjithashtu një e dashuruar pas modës, stili i saj ashtu si zëri është bërë një markë fabrike që tërheq krijuesit. Pasi firmosi me markën sportive Puma, bukuroshja prezantoi fushatën vjeshtë-dimër 2015 të Balmain në krahë të yjeve të tjera si Naomi Campbell, Kendall Jenner apo edhe Rosie Huntington Whiteley.

Së fundmi, këngëtarja është bërë imazhi i parë i zi i shtëpisë Dior por gjithashtu, ajo ka organizuar sfilatën e saj të parë gjatë Fashion Week në New York vjeshtë-dimër 2016-2017.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF