E ardhmja është mishëruar në një imazh të postuar të dielën më 21 shkurt në Facebook nga Mark Zuckerberg: pa njoftuar, pronari i Facebook bën një hyrje surprizë në mes të një konference për shtyp të Samsung-ut në Mobile World Congress në Barcelonë, ndërkohë që të gjithë pjesmarrësit ishin të zhytur në kaskat e tyre të realitetit virtual.
Por në komentet e kësaj foto përdoruesit e internetit kanë shfaqur zemërim të madh.
“Mark, a nuk është e çuditshme që ecën i vetëm me sytë e tu, ndërkohë që e gjithë të tjerët ngjajnë si zombi të humbur në matricë?”, pyet një përdorues interneti, komenti i të cilit është pëlqyer nga 8 000 persona.
“Nuk dua të jetoj në një botë të tillë, dua të mund të prek një lule që çel dhe të mund ta ndjej. Dua të mund t’i jap një përqafim dikujt dhe t’i them drejtpërdrejtë se e dua”, shkruan një tjetër, i pëlqyer nga 7 500 persona.
Kjo foto shkakton kaq shumë reagime negative sepse ajo kujton një seri të tërë imazhesh emblematike të kulturës popullore si “A Clockwork Orange”, “Johnny Mnemonic”, “Player One” apo reklama e famshme e Apple e vitit 1984.
Por mbi të gjitha “Matrix”, triologjia në të cilën njerëzimi, i skllavëruar nga inteligjenca artificiale, jeton në shpella, truri i lidhur vazhdimisht në një univers virtual që nuk është gjë tjetër përveç se Toka.

FWL: Sfilata Burberry vjeshtë-dimër 2016-2017

Rihanna publikon videon ‘e nxehtë’ me Drake

10 ushqime antistres


FWL: Sreet Looks vjeshtë-dimër 2016-2017


Aksesorët e flokëve për pranverën 2016




Happy Birthday: Rihanna bën 28 vjeç



Stili nuk ka moshë; Java e Modës mbi 50

Gigi Hadid pushton sfilatat e modës!


Brunet që u shndërruan në bionde fatale

Çantat me motive floreale pushtojnë pranverën

Frymëzim; stili i Calvin Klein në vitet ‘90
