Këngëtarja britanike Adele ishte mbretëresha e show-t të BRIT Music Awards në Londër, duke fituar katër trofe.
Ajo fitoi çmimet për albumin më të mirë britanik, këngëtarja më e mirë femër solo dhe për këngën single britanike më të mirë si dhe çmimin “BRITs Global Success”.
Ishte gjithashtu një mbrëmje e mirë edhe për James Bay, i cili morri çmimin për këngëtarin më të mirë britanik mashkull.
Ndërsa Coldplay fitoi çmimin për grupin më të mirë britanik.
Ndërsa rok starit David Bowie, i cili vdiq muajin e kaluar, iu dha çmimi “BRIT Icon”.



















