Keni të ftuar njerëz dhe doni një pjatë të veçantë ku përveçse e shijshme edhe te luani me ngjyrat? Një nga ato pjata është kjo recetë. Pureja e karrotës e vendosur në pjatë nuk dhuron vetem ngjyrë por edhe shije. Një detaj tjetër është edhe zbukurimi i pajtës me vaj majdanozi. Uluni edhe lexoheni me kujdes këtë recetë sepse është 3n1.
Përbërësit për lepurin:
-1 lepur i plotë
-700 gr qepujka
-timo
-rozmarinë
-kripë
-hudhër
-50 gr domate
-lëng perimesh
-verë e kuqe
-uthull
Përgatitja:
Në fillim presim lepurin në pjesë dhe e lëmë në një tas me uthull për 1 orë. Ndërkaq përgatisim në një tenxhere lëngun e perimeve, ndërsa në një tenxhere tjetër skuqim qepujkat me timo, rozmarinë, kripë dhe hudhër. Skuqim lepurin dhe e shuajmë me verë të kuqe, e më pas shtojmë domatet. Në fund shtojmë qepujkat dhe mbyllim tenxheren me letër alumini dhe e lëmë në zjarr të ngadaltë për 1 orë.
Produktet dhe përgatitja e puresë së karrotës:
-gjysëm qepë e grirë
-gjalpë
-1 thelpi hudhër
-kripë
-lëng perimesh
-500 gr karrota
Të gjitha i vendosim në një tenxhere dhe pasi janë gati i kalojmë në rrahës elektrik.
Produktet dhe përgatitja e vajit të majdanozit:
-1 tufë majdanoz
-1 thelpinj hudhër
-kripë dhe piper
-100 ml vaj ulliri
Pasi lajmë dhe i heqim bishtat majdanozit i hedhim në rrahës elektrik. Shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë. I lëmë deri sa të kemi një masë të njëtrajshme pastaj e kullojmë. Vaji i majdanozi mund të ruhet në frigorifer. Me vajin e majdanozit dhe purenë e karrotës mund të shoqëroni edhe pjata të tjera ndaj mos e kurseni fantazinë tuaj.