KreuCelebrity

Si dy pika uji! Vajza e Van Damme çmend Instagramin

Babai i saj është një aktor ikonik i Hollivudit dhe një mjeshtër i arteve marciale, por duket se edhe Bianca Bree, vajza e Jean Claude Van Damme nuk ngelet mbrapa. 25-vjeçarja është një aktore dhe merret gjithashtu me arte marciale si babai i saj. Së fundmi ajo ka patur oferta të shumta në industrinë e filmit dhe mundësitë që të ndjekë rrugën e të atit janë të mëdha. Bianca ka lindur nga lidhje e Van Damme me Gladys Portugues, një instruktore fitnesi. Fillimisht Bianca nuk preferonte të mbante mbiemrin e të atit dhe ishin të largët me njëri-tjetrin, por marrëdhënia e tyre ka ndryshuar për mirë. Bianca shpesh poston në Instagram foto teksa ushtron stile të ndryshme të arteve marciale duke patur qindra mijëra ndjekës.