Pjesa e fundit e “Zonë e Lirë”, të premten që lamë pas ka ndezur debate të shumta dhe këtë herë është Autoriteti i Mediave Audiovizive që ka folur duke i tërhequr veshin Arian Çanit. Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), i ka dërguar një shkresë Televizionit kombëtar Klan pas transmetimit dhe ritransmetimit të emisionit “Zonë e Lirë” në Televizionin tuaj, në datat 29 dhe 30 Prill 2016, pas marrjes së ankesave për shkelje flagrante që, në thelb, ngrinin shqetësimin e rregullave të etikës në transmetimet televizive. Pas shqyrtimit të përmbajtjes nga ana e Këshillit të Ankesave, duke iu referuar pjesës së emisionit, nga ora 21:05-22:30, u evidentuan shkelje gjatë bisedës mes dy të ftuarave dhe moderatorit. Konkretisht, janë përdorur shprehje të papërshtatshme, gjeste dhe performanca që shkelin etikën, të palejueshme për orarin e transmetimit. Pavarësisht vendosjes së shenjës paralajmëruese (-16), gjatë emisionit mungonte kërkesa e drejtpërdrejtë dhe e përsëritur e moderatorit për largimin e fëmijëve nga ekrani. Madje, pati kërkesa të vazhdueshme për përsëritje të skenave dhe gjesteve që janë në kufijtë e pornografisë. Ritransmetimi i emisionit, në datë 30 Prill 2016, nga ora 11:11, si dhe përfshirja e një kronike informative në edicionet e lajmeve në televizionin kombëtar “Klan” mbi performancën e dy të ftuarave në emisionin “Zonë e Lirë”, është në shkelje të plotë të Kodit të Transmetimit. AMA i ka tërhequr vëmendjen për të mos përsëritur raste të tilla, që bien ndesh me ligjin dhe Kodin e Transmetimit, në të kundërt, Autoriteti do të ndjekë procedurat për sanksion në zbatim të legjislacionit në fuqi.



Tatuazhi i pazakontë i Justin Bieber

Dy motrat e famshme kur ishin të vogla




Yjet me familje 5+…









Kush ia prek gjoksin Rita Orës?

Fansi i çmendur që befasoi Dua Lipën

Emina Çunmulaj: Gati për verë!
