KreuCelebrity

Alban Kondi ‘ringjall’ Dr.Florin, ja si e quan djalin

Alban Kondi dhe bashkëshortja e tij Eneida janë bërë prindër për herë të parë duke sjellë në jetë djalin e tij. Ai do të quhet Floran Kondi, porsi xhaxhai i tij që nuk jeton më. Albani ka vendosur ta quajë pikërisht kështu djalin e tij në kujtim të vëllait që nuk jeton më. Që prej ndarjes nga jeta të kantautorit të famshëm Dr.Flori, vëllai i tij Albani e ka kujtuar shpesh atë, madje duke e “marrë” edhe në dasmën e tij përmes një fotoje të varur në xhaketë ku shihej Dr.Flori i buzëqeshur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF