KreuCelebrity

Aurela Gaçe shtatzënë, flet këngëtarja

Këngëtarja e dashur për publikun, Aurela Gaçe është përfolur ditët e fundit për një shtatzëni të mundshme, megjithëse ajo i ka vazhduar normalisht aktivitetet e saj artistike. Aurela performon çdo fundjavë në lokalin e saj, përpos angazhimeve të tjera.
Artistja ruan vazhdimisht komunikimin me fansat në rrjetet sociale, megjithëse ende nuk ka reaguar duke pohuar apo mohuar shtatzëninë e përfolur në media.
“Unë kam faqen time ku flas me fansat.  Më takon mua të them diçka, jo medias”. Sepse është diçka shumë private dhe personale”, është shprehur Aurela Gaçe për “Bluetooth”.
Megjithatë nga burime të afërta të këngëtares mesohet se ajo pas disa muajsh do të bëhet nënë për herë të dytë dhe që shtatzënia është duke shkuar mirë. Këngëtarja po mundohet ta mbajë të fshehtë lajmin, të paktën derisa të nis të duket barku i rrumbullakosur.
Ky do të jetë fëmija e dytë për Aurelën dhe Skerdin, të cilët kanë edhe një vajzë, Grace.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF