KreuCelebrity

Puthja në buzë me Era Rusin, balerina: Ja pse e bëmë

Ka tërhequr jo pak vëmendjen momenti kur një balerinë u puth me këngëtaren Era Rusi gjatë shfaqjes “Your Face Sounds Familiar”. Por përse u puthën vallë? Ka qenë vetë balerina që ka shpjeguar se si ndodhi shkëmbimi i puthjes dhe pse. “Duke i qëndruar konteksit që paraqet kënga puthja në fund ishte diçka që duhej bërë, duke patur parasysh formatin që ka të bëjë me imitimin… Të njëjtën gjë ka bërë edhe Katy Perry… Normalisht ishte një pjesë e kuruar me kujdes nga koreografi Albi Nako, që të vinte artistikisht bukur”, sqaron balerina e “Albi Nako Dance” për Opinion.al. E pyetur se si kanë reagimin familjarët e saj për këtë situatë, “familjarët e mi ishin venë në dijeni që në momentin që mua mu caktua ky rol dhe si çdo herë tjetër ata më mbështeten, duke kuptuar se çdo gjë që vihet në skenë është art dhe gjithmonë shpalosen mesazhe të ndryshme”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF