KreuCelebrity

“Maji i ëmbël” i Vesa Lumës! Ja cilat janë dy gëzimet e saj të mëdha

Muaji maj i këtij viti mund të konsiderohet si më i lumturi për këngëtaren e dashur të shumë shqiptarëve, Vesa Luma. Këngëtarja feston sot 30-vjetorin e lindjes dhe pret gjithashtu të bëhet nënë. Këngëtarja është në ditët e fundit të shtatzanisë dhe shkruan se kjo ditëlindje është më e veçanta në jetën e saj. “Duke festuar ditëlindjen time në mënyrën më të jashtëzakonshme! Ndjenja më e bukur në botë, 2 në 1”, shkruan Vesa në një status në FB ku shihet e fotografuar me krevatin e bebit në sfond. Kjo pranverë ka qenë vërtet me fat për të dhe Big Bastan pasi përveç faktit që do bëhet nënë, bashkëshorti i saj ka firmosur një kontratë të rëndësishme muzikore. Siç ka njoftuar edhe vetë Big Basta, fëmija i tyre i parë do të quhet Lian dhe koincidenca e desh që ai të lindë në një muaj me nënën e tij.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF