Një i burgosur, 39 vjeç, deklaron se është djali i muzikantit legjendar Prince dhe mund të bëhet një nga trashëgimtarët e pasurisë së tij.
Carlin Q. Williams, nga qyteti i Kanzasit në Misuri kërkon t’i bëhet testi i ADN-së për të vërtetuar që është djali i Prince, sipas një dokumenti të regjistruar në gjykatë nga avokati i tij.
Ai hedh poshtë deklaratën e më parshme të motrës së këngëtarit, Tyka Nelson, që pohonte se ai nuk kishte fëmijë.
Sipas këtij dokumenti, Carlin Williams mund të jetë trashëgimtari i vetëm ligjor i Prince, i cili vdiq më 21 prill në moshën 57 vjeçare, pa lenë një testament.
Williams është aktualisht në burg në Firence të Kolorados për mbajtje arme pa leje në një veturë të vjedhur dhe del nga purgu në fund të vitit 2020.
Nëna e tij Marsha Henson ka regjistruar gjithashtu një deponim në gjykatë në të cilin pohon se ka takuar Prince Rogers Nelson në korrik 1976 në hollin e një hoteli në qytetin Kanzas, në një periudhë që nuk ishte e martuar.
“Nelson dhe unë pimë verë”, shkruan ajo, ku tregon se më pas e ndoqi në njo dhomë hoteli ku kryen një raport seksual të pambrojtur. Ajo pohon se mbeti shtatzënë me djalin Carlin Williams atë ditë. Ai lindi më 8 prill 1977.
Shuma totale e pasurisë së Prince ende nuk dihet e plotë por pritet të jetë e konsiderueshme pasi ai ka shitur më shumë se 100 milionë disqe dhe në studion e tij Paisley Park pranë Mineapolisit ruhen shumë regjistrime të kryera nga ai dhe të papublikuara.
Motra e Prince dhe pesë gjysmë-vëllezër u cilësuan si trashëgimtarë dhe kanë marrë një avokat për të ndarë pasurinë.






Irma Lihohova: Kë do doje ti?






Tatuazhi i pazakontë i Justin Bieber

Dy motrat e famshme kur ishin të vogla




Yjet me familje 5+…


