KreuCelebrity

Festivali i Kanës: Goja bubble gum e Julianne Moore dhe Naomi Watts

Ngjyrat e ëmbëla kanë pushtuar tapetin e kuq të Festivalit të Kanës dje në mbrëmje. Projektorët janë drejtuar të gjithë tek i kuqi i buzëve i Julianne Moore dhe Naomi Watts që duhet ta përdorni menjëherë, ngjyra rozë bubble gum.

Buzët e ngjyrosura me pigmente të ndezura, njihen tashmë prej disa kohësh dhe madje adhurohen. Nëse buzët vampir kanë rikthyer në shijet e ditës nuancat e mbyllura dhe glamur si bordoja, brunja apo e kuqja vampir, një ngjyrë tjetër më verore bën një rikthim të madhë, roza Barbie.

E shkëlqyeshme ose mat, ngjyra bubble gum sjell në buzë një bukuri të freskët dhe të ndritshme. Dje, në tapetin e kuq, Naomi Watts dhe Julianne Moore kanë zgjedhur këtë pamje jashtëzakonisht tërheqëse. Dhe nuk janë të vetmet sepse bukuroshja Blake Lively e ka kombinuar në prefeksion këtë nuancë me flokët bjonde kukull.

Me ardhjen e ditëve të bukura, dëshirat e bukurisë ndryshojnë. Flokë plotë onde ngjyra, dritë dhe natyralitet. Ngjyrat pranverë-verë i shkelin syrin nuancave më të hapura si ajo gështenjë. Në aspektin make-up, pa asnjë dyshim që dominojnë ngjyrat e zhveshura dhe buzët pop. Pra duhet të bëni si vjazat e modës, përdorni “buzët neon” ose ngjyrën rozë bubble gum.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF