KreuBordo Men

Aston Martin Vanquish Zagato, një Aston “al dente”

Zagato dhe Aston Martin futen në bashkëpunim për herë të shtatë në 57 vite, që prej modelit DB4 GT Zagato të nxjerrë në sallonin e Londrës 1960, Vantage dhe Volante Zagato të sallonit të Gjenvës 1986 dhe 1987, DB7 Zagato e 2002, V12 Zagato prezantuar në 2011 në kuadër të konkursit të elegancës në Villa d’Este, dy modele për 100 vjetorin në 2013 dhe Virage Shooting Brake i nxjerrë në konkursin e elegancës në Chantilly në 2014.

Por sërish në brigjet e liqenit të Komos të transformuar këtë fund javë në një strehë të modës së lartë të automobilave me konkursin e elegancës të Villa d’Este që Aston Martin bën të rijetohet legjenda e Zagato.

Dizenjuesit e Zagato janë munduar ta bëjnë më agresive Vanquish. Koncepti i propozuar në Villa d’Este i referohet dy modeleve të fundit të markës. Pjesa ansore vazhdon pa ndërprerjederi deri tek feneri mbrapa ndërsa shpatullat që bien shumë në sy të kujtojnë versionin Vulcan.

Linjat e pastra dhe harmonioze janë shumë të arrira. Zvogëlimi i peshës ka qenë në qendër të vëmendjes. Çështje epoke, ndërkohë që versioni DB4 GT Zagtato ishte veshur me një lëkurë alumini, koncepti Vanquish është veshur me fibra karboni, kju mundëson që të kursehet ndjeshëm në peshë.

Pjesa e brendshme është më sportive por gjithnjë mbetet shumë luksoze. Ndryshe nga një Vaquish normal, në këtë version pesonalizimi i pjesës së brendshme është i limituar në përshtatjen e një game specifike ngjyrash.

Nën kofano gjendet një version muskuloz V12 gjashtë litra. Ai çliron 24 kuaj më shumë se sa një Vanquish normal duke arritur një fuqi prej 600 kuaj. Por Aston Martin dhe Zagato nuk kanë dhënë asnjë infromacion mbi çmimin dhe destinacionin e këtij koncepti, por është lehtësisht e imagjinueshme, sikurse edhe modelet e mëprashme, edhe ky version do të jetë një prorosi special.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF