KreuCelebrity

Ilva Tare zbulon takimin e parë me Melodinë në ditën e lindjes

Gazetarja Ilva Tare ka publikuar sot në 1 vjetorin e lindjes së vajzës së saj, Melodi një foto teksa mban në duar vogëlushen në sallën e operacionit. Një moment i ndjerë ky që Ilva ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj.
Gazetarja ka qenë paksa hermetike përsa i përket publikimit të imazheve të plota të vajzës, duke publikuar vazhdimisht detaje, por asnjëherë një foto të plotë të vogëlushes. Dhe sot në 1 vjetorin e ardhjes së saj në jetë, Ilva Tare ka ndarë këtë moment të takimit të saj të parë me Melodinë në sallën e operacionit.
“Dita 1 Korrik 2015. Melodia e jetës time, forca dhe jeta ime”, ka shkruar ajo bashkëngjitur fotos.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF