Irma Libohova ka shprehur acarimin e saj në Instagram lidhur me një problem që shqetëson jo pak. Ajo është shprehur e irrituar me faktin se shqiptarët po e humbasin gjithmonë e më shumë identitetin duke vendosur emërtime të huaja dhe duke zhdukuar ato shqiptare. “Ky është kopshti ku jam rritur unë dhe kjo, rruga (K.K.Mema) ku kam jetuar e jetoj. Vila “Tepelena” është e një të afërmi nga babai. 60 vjet ky njeri ruan me fanatizëm identitetin e tij midis Romës me këtë emër shqiptar. Ne këtu, midis Tiranës, bëjmë ç’ është e mundur ta humbim identitetin tonë. Çfarë ju thotë emri “bambi” në shqip, zotërinj të bashkisë? Mund të zëvendësoni një emër të huaj me një tjetër të huaj, jo të hiqen emrat shqiptarë. Ky për mua është një shqetësim”, ka shkruar Irma krahas fotos. Një shqetësim i drejtë për të cilin ndoshta të gjithë si shoqëri duhet të ngremë zërin para se të humbasim nën morinë e emrave të huaj.

Bleona i lutet Zotit për një …fëmijë!






Adele shan në koncert, BBC e kritikon




Flaka Krelani sjell në jetë “vajzën”








