Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa përmes një fotoje të postuar ka uruar mamanë e saj për ditëlindjen dhe me këtë rast edhe e ka prezantuar atë për publikun. Ajo çka bie në sy në urimin e postuar është fjalia e shkruar në gjuhën shqipe.
“Gëzuar ditëlindjen mamasë më të mirë. Të dua shumë. Faleminderit që ke qenë njeriu më i mrekullueshëm dhe inspirues dhe faleminderit për gjithçka që ke bërë për mua. Të dua shumë nanush”, ka shkruar Dua.
Po ashtu, këngëtarja ka postuar edhe një tjetër foto ku mamaja Anesa dhe babai Dukagjin shihen duke u puthur. Momente të bukura këto që Dua ka zgjedhur të ndaj me ndjekësit e saj.
