Çiljeta ka publikuar për herë të parë që prej operacionit të famshëm, një foto ku mund të shihet gjoksi i saj i ri. Këngëtarja ka darkuar me disa miq të saj dhe foton e ka publikuar në Instagram. Shihet ndryshimi i madh i gjoksit pasi këngëtarja e zvogëloi me tre numra atë. Shumë njerëz u çuditën kur fansa deklaroi se do të zvogëlonte gjoksin, por Çiljeta ka thënë se i duhej ta bënte pasi kishte nisur të kishte probleme me shpinën për shkak të gjoksit të madh. Natyrisht që shumë fansa janë mërzitur për këtë gjë pasi gjoksi ishte një tipar identifikues i Çiljetës, por sigurisht që ajo mbetet gjithsesi një prej këngëtareve më të pëlqyera, me apo pa gjoksin e saj të stërmadh.
