Çiljeta duket se nuk është rehabilituar totalisht nga operacioni i kryer në gjoks pak ditë më parë. Madje ajo duket se ka pasur edhe probleme. Të paktën kështu deklaroi Arian Çani mbrëmjen e djeshme. Çiljeta dukej sikur ishte ambientuar me gjoksin e ri dhe postoi disa foto ku e tregonte atë, por jo gjithçka ka shkuar siç pritej. Këngëtarja ishte e ftuar dje në emisionin e Arian Çanit i cili mbyllte sezonin, por Çiljeta nuk ka qenë prezente. Sipas Çanit ajo kishte shkuar në Itali për shkak të komplikacioneve me njërin prej gjokseve. “Tamam kur ishte duke hequr penjtë, një komplikim në gjoksin e majtë ka bërë që Çiljeta të niset drejt Italisë’ – u shpreh Çani mbrëmjen e djeshme nga Durrësi. Çani ishte mjaft serioz në deklaratën e tij duke mos lënë vend për keqkuptime.











Rita Ora përfundon në spital


Bleona i lutet Zotit për një …fëmijë!






Adele shan në koncert, BBC e kritikon
