Kim Kardashian, Kanye West dhe Taylot Swift kanë qenë kryefjala e showbizit botëror këto ditë. Çifti Kim dhe Kanye pretendojnë se Taylor ka qenë në dijeni të këngës “Famous”, ku Kanye e cilëson Taylor si “bitch”. Kim ka publikuar në Snapchatin e saj një telefonatë, e cila sipas saj vërteton këtë pretendim.
Por mesa duket kjo telefonatë dhe gjithë ajo luftë virtuale, ku u përfshinë edhe yje të tjerë nuk do të kalojë kaq lehtë. Mësohet se avokatët e Taylor Swift i kanë dërguar një letër dyshes, ku sipas ligjit të Kalifornisë është e ndaluar të regjistrosh një telefonatë pa dijeninë e personave të përfshirë. Epo, ndoshta këtë nuk e kishin menduar çifti i famshëm për skandalet.
