KreuStil Jetese

Elina Duni: Nuk mundet të them, shkoni në Shqipëri, ku po shkojnë dhe plehrat e botës

Anila Dedaj

Artistet e jazz-it, Eda Zari dhe Elina Duni, kësaj here janë bërë bashkë për të mbështetur kurajën qytetare. Ato kanë organizuar dy koncerte kundër ndërtimit të Hec-eve në Valbonë, por dhe kundër ligjit, që u miratua para pak kohësh për importin e plehrave në Shqipëri. Këngëtarja Elina Duni është shprehur se, do të përcjellë zërin e tyre për një protestë progresive, pa bordura politike, pa logo, pa emra institucionalë, por që ka në qendër vetëm shqetësimin dhe kurajon qytetare civile kanë zgjedhur muzikën.

“Duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri, pas koncerteve që bëj jashtë vendit nuk di se çfarë mund t’u them njerëzve, kur më pyesin se si mund të vinë në Shqipëri. Vetëm t’ju them: Shkoni në Shqipëri, se është një Park Kombëtar në Valbonë ku do të bëhen hidrocentrale apo shkoni në Shqipëri se atje po shkojnë dhe plehrat e botës”, shprehet Elina. Ndonëse artistet jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, ato u bëjnë thirrje, që kësaj nisme t’i bashkohen të gjithë ata individ, që duan të jetojnë dhe të rrisin fëmijët e tyre në Shqipëri, me tokë, ujë, ajër dhe jetë të pastër, pa plehra, pa ndotje. Ndryshe, sipas artistes, pasojat do të jenë katastrofike, sepse nëse nuk mundet që një vend të fillojë të merret me plehrat e botës, pa u marrë me plehrat e tij. “Prej vitesh ngado që shkoj në Shqipëri më dhemb shpirti, kur shoh se ka plehra kudo”, përfundon ajo. Koncertit i janë bashkuar dhe shumë artistë të tjerë, për nesër datë 29 tetor do të jetë në Valbonë dhe më 30 tetor në Tiranë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF