Marjeta Billo u është përgjigjur me një status në Facebook të gjithëve atyre që kanë pyetur se pse këngëtarja nuk merr pjesë në festivale këngësh dhe pse nuk bën videoklipe. Këngëtarja mes të tjerave shkruan se nuk mund të marrë pjesë në festivale ku fituesit dihen shumë kohë përpara. Ndërsa për mungesën e prezantimit me videoklipe nga ana e saj, Marjeta Billo ironizon me fjalët: “Jam shumë e veshur për të marrë klikime.”
Statusi i plotë në Facebook:
“Atëherë, një sqarim i vogël për të gjithë ata që më qajnë hallin se unë nuk marr pjesë nëpër festivale apo nuk bëj videoklipe. Përgjigjja është kjo: Nuk marr pjesë nëpër evente ku shpirti i garës është i vdekur që në fillim sepse ai që do e fitojë garën dihet 6 muaj përpara që do fitojë. Apo për kompeticione ku duhet të më votojnë “kolegët” e mi, të cilët duhet të bëjnë 700 telefonata për pazare pikësh. Sa për videoklipe, i kam bërë dy, por jam shumë e veshur për të marrë klikime dhe i kam bërë disa këngë që përcjellin disa mesazhe pak më thelbësore se “Po ma dhe, do ta jap!”. Videoklipi i radhës do të jetë kur të kem 5000€ minimalisht që t’i prish për qejf. E ndërkohë kam zgjedhur të jem e lumtur me jetën time modeste dhe të eci me shprehjen: “Urtë e butë e tiganin plot”, sepse ndërkohë që nuk po i bëj këto që pyesni, po bëj atë që kam dashur gjithmonë dhe që nuk ma ka falur njeri, por që kam punuar fort: Të jem një mësuese, e cila e dashuron punën që bën, dhe të këndoj diku për ata që duan të më dëgjojnë!”