KreuCelebrity

Taylor Swift dhe Calvin Harris, nuk ka më drama

Hera e fundit që Calvin Harris shkroi në Twitter diçka pozitive për Taylor Swift ishte kur ata u ndanë më 2 qershor. “E vërteta e vetme është që lidhjes i erdhi fundi dhe çfarë mbetet është shumë dashuri dhe respekt.” – shkroi ai.

Që atëherë, shumë hije kanë rënë te Swift nga Harris në muzikë, video, këngë dhe postime të ndryshme në rrjetet sociale rreth ndarjes së tyre. Falenderimi që i bëri Swift-it e cila e ndihmoi për të shkruar këngën “This is what you came for”, u pasua nga shumë kritika rreth mënyrës se si ajo po sillej me të.

Gjithçka ndryshoi në shtator kur Swift postoi në Instagram një video duke kërcyer nën ritmet e këngës “This is what you came for”, të cilën Harris e pëlqeu. Në këtë kohë u përfol që të dy shkruheshin ndërsa Swift ishte ndarë nga Tom Hiddleston. Ndërsa dje Harris ka shkruar në Twitter se sa i bekuar është që njeh Tay-n. “Jam i bekuar të punoj me artiste të jashtëzakonshme. Rihanna dhe Taylor, faleminderit!”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF