Fondatina është një produkt i nevojshëm për femrat që nuk duan të bëjnë shumë make-up. Në fakt vetëm me aplikimin korrekt të saj mund të kemi një lëkurë perfekte dhe një ngjyrë uniformë. Në dimër, fondatina ka edhe funksione të tjera të rëndësishme, një kërpudhë pengese kundër agjentëve atmosferike dhe smogut, falë formulimeve inovative, hidraton lëkurën dhe parandalon formimin e rudhave.
Ndërkaq, sot është shmangur edhe efekti i dyllit, pasi fondatinat e gjeneratës së re përshtaten shumë mirë me lëkurën duke u bërë të padukshme. Rregulli i parë i artë për të pasur një përhapje perfekte dhe natyrale është të mësosh të zgjedhësh produktet më të mira për tipin e lëkurës.
Por jo vetëm, duhen marrë në konsideratë dhe variante të tjera përsa i përket rutinës së përditshme të bukurisë, kohës në dispozicion dhe metodës së përgatitjes së produktit.
Lloji i lëkurës
Më parë mendohej se fondatina lëng ishte e përshtatshme për lëkurën e thatë dhe jo atë të yndryshme. Por sot ka formula të llojeve të lëngëta edhe për lëkurën me difekte. Ajo që ka rëndësi është të lexosh me vëmendje udhëzimet në kutinë e produktit. Megjithatë një pjesë e mirë e tyre janë oil-free, pra mund të përdoren me rezultate shumë të mira edhe në lëkurë të yndyrshme dhe të shndritshme.
Ato që kanë lëkurë të thatë duhet të evitojnë fondatinën dhe në përgjithësi kozmetikat pluhur, pasi do të nxjerrë në pah brazdat tipike të këtij lloj lëkure. Ndërsa lëkura e ndjeshme, është mirë t’i bësojë vetëm fondatinës që nuk kanë në përbërje elemente irritues si silikoni, nikeli dhe pluhurat minerale.
Ngjyra
Një nga dilemat më të shpeshta kur zgjedhim fondatinën është tonaliteti i duhur. Në fakt në dimër preferohet një “bonne mine”(shkëlqim i shëndetshëm), që lufton zymtësinë tipike të sezonit të ftohtë, sidomos për ato që jetojnë në një qytet të madh. Rregulli i artë që të mos duket si një maskë dhe të krijojë diferencë me pjesën tjetër të trupit është që të provosh fondatinën në pjesën e zonës poshtë pulsit që ka ngjyrë pak a shumë të ngjashme me atë të fytyrës.
Mënyra e aplikimit
Në dimër duhet përdorur gjithmonë fondatina, sidomos për të mbrojtur lëkurën nga i ftohti, smogu dhe çdo agjent tjetër i jashtëm. Por gjithashtu dhe për të mbajtur një ngjyrë të shëndetshme dhe homogjene për të mbuluar për shembull zonat e skuqura nga klima e ashpër dhe ndryshimet termike. Për të aplikuar sa më mirë fondatinën ekzistojnë modalitete të ndryshme: nga sfungjeri i silionit tek peneli. Por në fakt, artistët e make up këshillojnë përdorimin e gishtave, sigurisht të pastër, pasi sfungjerët kërkojnë të mirëmbahen. Në fund mos harroni të vendosni produktin dhe në qafë.

Si ka ndryshuar stili i Taylor Swift ndër vite

Rikthehet “Big Brother”: Ja kur nisin audicionet
















Gigi Hadid rrëfen sëmundjen që e ka prekur

