KreuKuzhine

Ecomarket shpërblen klientët besnikë të vitit 2016

Nis mbarë fillimin e vitit 2017 rrjeti i supermarketeve mjaft të dëgjuar Ecomarket, duke shpërblyer klientët e saj besnikë. Në një garë të organizuar midis klientëve besnikë Ecomarket ka vendosur të shpërblejë me Pazar Falas “TOP 50” klientët që kanë bërë blerjet më të mëdha gjatë gjithë vitit 2016;  shkruan gazeta Panorama. Skema shpërblyese konsistonte në mundësinë për të përfituar çdo klient. Qëllimi i “Garës së klientit Besnik” qëndronte në shpërblimin e klientëve që kanë ditur të jenë besnikë që në fillim të vitit 2016.

Znj. Mirjana Seriani e cila është edhe fituesja e vendit të parë prej 100.000 lekësh Pazar Falas është kliente besnike tek Ecomarket pranë Maternitetit të ri në zonën e Brrylit. Ajo përfaqëson klienten tipike besnike pasi viziton çdo ditë marketin, minimalisht 3 herë në ditë, duke simbolizuar gruan amvisë shqiptare që bën pazarin e familjes.

Por a ka benefite të tjera të qenurit klient “Besnik” në Ecomarket?

Avantazhet që përfshihen në programin e besnikërisë janë të vlefshme për secilin klient që është i pajisur me kartën e besnikërisë Ecomarket.

 

Aktualisht klientët besnikë në Ecomarket përfitojnë:

Në këtë mënyrë klientët përfitojnë Pazar Falas me një fleksibilitet tepër të lartë.

Rrjeti i supermarketeve Ecomarket është një rrjet në zhvillim e sipër ku aktualisht ajo funksion me 13 markete në Tiranë, 2 në Durrës dhe një në Fier. Planet për ekspansion të saj janë të mëdha për këtë vit ku mund të përmendim pikën më të afërt me planifikim për tu hapur e cila zë një hapësirë prej 1200 m2 pranë kompleksit të pallatave “Delijorgji” në Rrugën e Kavajës. Synimi i rrjetit Ecomarket është të gjendet pranë çdo familje Shqiptare duke ju ofruar shërbim cilësor dhe produkte të kontrolluara.

 

 

 

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF