KreuKuzhine

Dieta eliminuese e Gwyneth Paltrow: Edhe patate të skuqura

Aktorja Gwyneth Paltrow zbulon dietën e re eliminuese. Në këtë dietë detoksikuese, Gwyneth përjashton mishin e kuq, glutenin, orizin e bardhë, misrin, sojën, bulmetin, kafeinën, alkoolin dhe perimet si patëllxhani, domatja dhe specat. 43 vjeçarja ndonjëherë balancon stilin e shëndetshëm të jetesës edhe me  ushqimet e preferuar të saj si patate të skuqura, sallatë me lakër dhe karavidhe.

Aktorja fituese e Academy Awards është një nga personazhet e njohur që bën shumë kujdes me ushqimin. Paltrow është edhe autore e tri librave gatimi.

Gwyneth nisi dietën eliminuese pasi Dr. Alejandro Junger e kish informuar për disa probleme shëndetësore. Ajo ishte anemike, kishte mungesë të vitaminës D dhe prishje të ekuilibrit hormonal.

Dieta ditore e aktores përfshin edhe një përzierje të lëngut të limonit, mollës, lakrës jeshile, mentes dhe xhinxherit. Mëngjesi i Paltrow përfshin qumësht bajameje dhe boronicë, si dhe çaj jeshil. Në drekë ajo konsumon pulë në skarë dhe perime kaluar në avull. Darka e aktores mund të përmbajë supë me lakër jeshile ose pulë gjysmë e skuqur me brokoli. Mes vakteve Gwyneth Paltrow konsumon bajame, rrush të thatë ose ujë kokosi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF