Nga Aristela Anagnosti
Vera është duke ardhur. Nuk ka asgjë më të mirë se në periudhën e nxehtë të saj, të mund të shijoni limonadat e përgatitura nga vetë ju.
Filloni duke përgatitur bazën dhe më pas shtoni shijet e tjera sipas dëshirës.
Baza: 5 kupa me ujë, 1/4 e kupës me sheqer të bardhë, 1 kupë e gjysmë me lëng limoni.
Pasi keni përgatitur bazën, vazhdoni të përgatisni limonadën me shijet sipas preferences.
Limonadë shalqini: baza + 5 kupa me lëng shalqini.
Limonadë me mente dhe limë: bazë + 1 kupë e gjysmë me lëng lime + disa gjethe mente + copa limoni dhe lime.
Limonadë ananasi: baza + 1 kupë me lëng ananasi + copa lime.
Limonadë shege: bazë + 1 kupë e gjysmë me lëng shege + kokrra shege
Limonadë me lavandër: baza + 1 kupë sheqer + gjysmë kupe lëng limoni + gjysmë kupe lëng lime + 2 lugë mjaltë + disa lavandër.
Limonadë me mjaltë: baza + gjysmë kupe mjaltë.
Limonadë me pjeshkë dhe manafera: baza + lëngu i 3 pjeshkëve + disa manafera.
Limonadë me luleshtrydhe: baza + 1 kupë e gjysmë me lëng luleshtrydhe.
Këto ishin disa receta të thjeshta për të kaluar me freski dhe shije vapën e verës. Mos i lini pa provuar!



Role kastraveci me Philadelfia

Brusketa me luleshtrydhe

Thjerrza me perime

Salca për sallatë!

Patate e kuqe furre me erëza

Lëng bananeje me biskota

Lepur me pure karrote

Sangria
