KreuKuzhine

Brusketa me luleshtrydhe

Nga Aristela Anagnosti
Brusketat jemi mësuar t’i provojmë me shijen e tyre klasike, të kripura. Po këtë herë do e zevendësojmë shijen e tyre të kripur me ëmbëlsinë e sheqerit dhe luleshtrydhes. Brusketat me luleshtrydhe përveçse të shijshme janë edhe të bukura për syrin. Përgatien shumë shpejt …..
Përbërësit për 5 brusketa:
– 5 feta bukë të bardhë
– 2 lugë gjelle filadelfia
– 1 lugë gjellë me krem balsamik me luleshtrydhe
– 1 lugë caji me sheqer kafe
– 5 luleshtrydhe
– 1 lugë gjelle vajulliri
Përgatitja:
Në fillim thekim fetat e bukës sa për të humbur butësinë. Më pas bashkojmë filadelfian me vajin e ullirit dhe sheqerin kafe. Kur të jenë bërë të njëtrajtshme lyejmë bukët. Sipër bukës vendosim luleshtrydhet të cilat i kemi prerë dhe i kemi bashkuar me kremin balsamiko.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF