KreuKuzhine

Patate e kuqe furre me erëza

Nga Aristela Anagnosti
Receta e sotme është po aq e thjeshtë sa dhe e shijshjme. Në qëndër të saj është bashkimi i erëzave me njera-tjetrën së bashku me shijen e vecantë të patates së vogël të kuqe.
Përbërësit:
-patate e vogël e kuqe
-vaj ulliri
-kripë
-piper
-rozmarinë
-timo
-rigon
-koper
-majdanoz
Përgatitja:
Në një ene të madhe me ujë lajmë të gjitha patatet dhe më pas i presim përgjysëm. Më pas i vendosim në një tavë ku u shtojmë vajin e ullirit dhe të gjithë përbërësit e tjerë. I vendosim në furrën e parangrohur më parë dhe i lëmë për 45 minuta në 170 gradë celcius.
Mos nguroni ta provoni këtë recetë sepse do t’iu shijojë shumë aroma dhe shija e erëzave.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF