Salca për sallatë!
Nga Aristela Anagnosti
Dëshironi që t’i jepni shije të veçantë sallatës suaj duke luajtur me shijet e veçanta që do të krijoni duke bashkuar disa produkte për të arritur tek shija përfundimtare e salcës? Mos u trembni, janë shumë të thjeshta për t’u bërë. Madje, me të njëjtat produkte thjeshtë duke ndryshuar kombininin do të keni në tryezën tuaj disa salca.
Për bazën mund të përdorni gjysmë filxhani me një nga vajrat e mëposhtme:
– Vaj ulliri
– Vaj susami
– Vaj avokado
– Vaj arre
-Vaj kikiriku
Pasi keni zgjedhur se ç’farë vaji do të përdorni mund t’i shtoni 1/4 e filxhanit:
– Lëngë limoni
– Uthull balsamike
– Shampanj
– Lëngë portokalli
Në fund mund të zgjidhni të hidhni një lugë gjelle me shijet e mëposhtme:
– Mustardë
– Mjaltë
– Reçel
– Salcë soje
– Erëza të freskëta
– Xhinxher
– Sriracha
– Qepë dhe hudhër

Patate e kuqe furre me erëza

Lëng bananeje me biskota

Lepur me pure karrote

Sangria
