KreuKuzhine

Si të përgatisni një sallatë detoks!

Nga Aristela Anagnosti
Jeni me diet? Doni të mbani trupin në formë?  Kështu që duhet të filloni të ushqeheni shëndetshëm duke filluar që nga sallata, e cila duhet të jetë detoks.
Ne do të iu tregojmë disa ingredientë që mund t’i kombinoni duke krijuar disa lloje variantesh të sallatrave, për të mos pasur përherë të njëjtën sallatë, si pjesë e menusë suaj.
– Baza e sallatës mund të jetë: spinaq, sallatë jeshile dhe rukola.
– Shtoni 1 ose më shumë erëza për një sallatë edhe më detoks: majdanoz, koriandër, mente, rigonë të freskët, kopër, borzilok dhe rozmarinë.
– Shtoni: Karrotë, kastravec, domate, selino, speca, panxhar, lulelakër dhe brokoli.
– Shtoni për një sallatë më të shëndetshme:  avokado, fara kia, arra, fara luledielli dhe miell kokosi.
Nëse dëshironi, mund të shtoni edhe xhinxher të prerë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF