Nga Aristela Anagnosti
Vera po vjen duke sjellë me vete edhe ngritjen e temperaturave, të cilat nuk mund të kalohen më mirë se në plazh. Shoqëruesit më të mirë për të kaluar kohën në plazh janë kokteilet e ftohta plotë shije. Mund t’i porosisni, por dhe mund të dëshironi t’i përgatisni vetë për vete apo të ftuarit tuaj, ndaj më poshtë po ju listojmë disa receta, nga të cilat jo thjeshtë do të dini si t’i përgatisni, por edhe të dini se çfarë të porosini në lokal sipas preferencës.
Pina Colada: 3 oz lëngë ananasi, 1 oz rum të bardhë, 1 oz krem arrë kokosi.
Mojito: 1 0z lëngë lime, 1 1/3 oz rum të bardhë, 6 gjethe mente, 2 lugë sheqer, 1 gotë soda, disa feta limë.
Paloma: 1 1 /2 oz tekila, 1 gotë me grejpfruit soda dhe gota mund të zbukurohet me fetë lime.
Paradise: 1 1/6 oz xhin, 1/2 oz lëngë portokalli, 2/3 oz liker kajsie.
Mai Tai: 1 1/3 oz rum i bardhë, 2/3 rum i errët, 1/2 oz shurup portokalli, 1/2 oz liker me copa portokalli.
Sex On The Beach: 1 1/3 oz vodka, 1 1/3 oz lëngë portokalli, 2/3 oz schnapps (lloj xhini) me pjeshkë, 1 1/3 lëngë boronice.
Margarita: 1 1/6 oz tekila, 1/2 oz lëngë lime, 2/3 oz liker portokalli, shoqërohet në gotë me fetë lime si dhe gota rreth e qark me krip.
Mimoza: 2 1/2 oz lëngë pjeshke, 2 1/2 oz shampanjë.
Daiquiri: 2 1/2 oz rum, 3/4 oz lëngë lime, 1/2 oz shurup i thjeshtë.
Cuba Libre: 4 oz kola, 1/3 oz lëngë lime, 1 2/3 oz rum i bardhë.
Americano: 1 1/2 oz Campari, 1 1/2 oz vermouth i kuq i ëmbël, 2 oz ujë soda.
Martini: 2 1/2 oz xhin, 1/2 oz vermouth i athët shoqëruar me një kokër ulliri në gotë.
Këto ishin disa receta të cilat do të shoqërohen edhe nga shumë të tjera për t’u shijuar gjatë vapës. Përbërësit janë në oz, sepse në oz është edhe masa e gotave që përdoret për koiktele, por që mund të përdorni në gramë. (1oz=30 gramë)

Sallatë me panxhar

Pashkët në tavolinë!




Role kastraveci me Philadelfia

Brusketa me luleshtrydhe

Thjerrza me perime

Salca për sallatë!

Patate e kuqe furre me erëza

Lëng bananeje me biskota

Lepur me pure karrote

Sangria
