KreuCelebrity

Linda Halimi në kopertinën e revistës People

Linda Halimi ka postuar një foto në llogarinë e saj në instagram ku shprehet tejet e ekzaltuar sepse ajo do të jetë pjesë e kopertinës së revistës prestigjoze People. “Del të premten. Më shikoni? Jam dhe unë në kopertinë! O Zot, në krah të Opra-s”, ka shkruar Halimi në foton e postuar. Në kopertinë është moderatorja e njohur amerikane Oprah Winfrey dhe në krah të saj Linda Halimi. Megjithëse këngëtarja nuk do të flasi për këngën, por për rënien në peshë, sigurisht që kjo është një arritje e madhe për talentin shqiptar. Duket se Linda është në rrugë të duhur për të çarë në tregun amerikan. Në një intervistë për Rudina Magjistarin, ajo tha se në mars të këtij viti do të jetë pjesë e koncertit të Stevie Wonder, duke qenë se artisti i madh e ka vlerësuar maksimalisht zërin e Linda Halimit.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF