KreuStil Jetese

“Më shumë tinguj tani e përgjithmonë”, kauza sublime që mbledh yjet e muzikës shqiptare!

Ne nje eveniment te madh kulturor dhe nje nate te paharrueshme, Spitali Amerikan, se bashku me disa nga artistet me te njohur te skenes kombetare dhe ate nderkombetare, organizon nje koncert bamiresie nen emrin “Me shume tinguj tani e pergjithmone”.

Ky koncert zhvillohet ne prag te festimit te 10 vjetorit te krijimit te Spitalit Amerikan me nje qellim sublim per t’i ardhur ne ndihme femijeve qe jane lindur me problem ne sistemin e degjimit. Implanti koklear eshte mrekullia teknologjike e fundit qe mundeson sjelljen e tingullit ne veshin e paafte per te degjuar.

Te ftuar ne kete aktivitet prestigjoz do te jene disa nga yjet e muzikes lirike dhe asaj trandicionale Shqiptare. Pjesëmarrje e vecante e sopranos se suksesshme boterore Maria Jose Siri, nje nga yjet e skenes nderkombetare te momentit duke ardhur direkt nga La Scala, tenoret Josif Gjipali, Kastriot Tusha, Mario Karaj.

Soprano Sindi Mamaqi si dhe kengetaret Rona Nishliu dhe Dren Abazi sebashku me pianistin Ekland Hasa. Orkestra do te jete nen drejtimin e dirigjentit te mirenjohur Italian Francesco Ledda. Koncerti do te jete nen prezantimin e Ema Andreas.

Ky koncert do te sjelli per publikun Shqipetar aromen e muzikes klasike me te zgjedhur me nje repertor brilant nga trojet Shqiptare dhe ariet me te bukura te muzikes boterore.

Koncerti do te mbahet ne Pallatin e Kongreseve ne date 27 Janar ne oren 20.00.

Te ardhurat nga shitja e biletave do te shkojne per realizimin e operacionit per vendosjen e implantit koklear tek femijet qe kane lindur me problem ne degjim. Per me shume vemendje dhe perkrahje ndaj kesaj teme shume sensitive, ju ftojme te beheni pjese!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF