KreuStil Jetese

Foto nga Durrësi, art në dëborë

Bora ka mbuluar qytetin bregdetar, që në orët e para të mëngjesit, duke krijuar një pamje të pazakontë, të paktën vitet e fundit. Durrësi është zbardhur i tëri, dhe bora ka bërë që, edhe pse temperaturat shënojnë zero gradë celcius, fëmijë e të rritur kanë shijuar këto momente që përsëriten pas 7 vitesh. Piktori Oltsen Gripshi ka shkrepur disa momente të veçanta nga kjo ditë në Durrës, ku duket se bora ka krijuar pamje artistike tek Amfiteatri, mbi statuja dhe në zonën bregdetare. “Disa kartolina të pazakonta për qytetin e themeluar nga Herkuli… Durrësi sot!”, ka shkruar Gripshi krah fotografive.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF