Fotot e saj tërhoqën vëmendjen e shumë mediave dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshme pasi kjo zonjë 61-vjeçare ka ende një lëkurë të freskët që gjithë bashkëmoshataret e saj veçse mund ta ëndërrojnë. Yazemeenah Rossi, e lindur në Francë, ka rrëfyer sekretin e saj për një lëkurë rinore. Ajo thotë se kushton më pak se dy dollarë. Bëhet fjalë për një përzierje që çdo femër mund ta krijojë në kuzhinën e saj. Yazemeenah përdor një përzierje të vajit të ullirit jo shumë të shtrenjtë të cilin e përzien me sheqer. Pasi e përzjen, ajo e aplikon për disa minuta në lëkurën e saj. Këtë gjë ajo e bën çdo ditë prej disa vitesh tashmë. Por sigurisht që për të qenë në formë ajo mban edhe një dietë të rreptë duke i dhënë përparësi ushqimeve të lehta dhe perimeve.



Si ka ndryshuar stili i Taylor Swift ndër vite

Rikthehet “Big Brother”: Ja kur nisin audicionet















