Kur para një muaji erdhi në jetë djali i Ledion Liços dhe Sara Hoxhës, emri me të cilin prindërit e të voglit kishin menduar na bëri te gjithëve kuriozë. London Noor, një emër i padëgjuar më parë mesa duket paska një kuptim tepër të veçantë për dy prindërit e rinj. Këtë e ka zbuluar Sara sot, kur djali London Noor bën 1 muaj jetë, në llogarinë e saj në snapchat ku shkruan:
“London:Sepse është vendi ku babai yt dhe unë u dashuruam dita-ditës”.
Noor: “Sepse je dritë në jetët tona dhe sepse Noor (Dritë), +Itan = Dritan.
Ti erdhe në jetë një muaj më parë dhe na ndryshove jetën përgjithmonë”, kanë qenë këto fjalët e ndjera të mami Sarës për të voglin e saj. E përsa I përket emrit të zgjedhur, ne mendojmë se kuptim më të bukur se kaq nuk mund të kishte. Urime mami Sarës dhe babi Ledion për zgjedhjen e veçantë.













Tuna i jep fund beqarisë




Fejohet aktorja e famshme

Shtëpia modeste e Robert Ndrenikës

